Flash News
Familja me 5 anëtarë bllokohet në malin e Tomorit nga moti i keq, ndërhyn policia
Bora bllokon rrugën e Arbrit, situatë problematike edhe në Qafën e Ulzës
Moti i keq bllokon rrugët në Shqipëri, policia: Ja akset problematike
I kërkuar për ekstradim në Itali, arrestohet kreu i klanit "Farruku"
Shpërthim me tritol në një hotel në Theth
Programi i PD, Teliti: Zero TVSH dhe zero tatim fitimi për bizneset me xhiro 180 mijë euro
Koordinatori për Programin Ekonomik në PD, Dorjan Teliti ka shtjelluar një nga pikat e programit të PD-së, që ka të bëjë me mbështetjen ndaj bizneseve të vogla shqiptare.
Në rrjetet sociale, Teliti shkruan se Qeveria e PD-së në programin 2025-2029, parashikon nga Zero TVSH dhe Zero Tatim fitim për bizneset me xhiro vjetore deri në 180 mijë euro.
Postimi:
ZERO TVSH, ZERO TATIM FITIM PËR CDO BIZNES TË VOGËL ME XHIRO VJETORE DERI NË 180 MIJË EURO, REALITET ME BERISHËN KRYEMINISTËR!
Sot është domosdoshmëri krijimi i një sistemi fiskalë të thjeshtë dhe eficient.
1. Zero TVSH për cdo biznes të vogël me xhiro vjetore deri në 180 mijë euro, apo 500 euro/ditë.
2. Zero Tatim Fitim për cdo biznes të vogël me xhiro vjetore deri në 180 mijë euro, apo 500 euro/ditë.
3. Pulla fiskale në xhamin e biznesit duke i thënë LARG taksidarit abuzues.
4. Thjeshtim të burokracive duke përdorur instrumentat më të avancuara të TIK, do të eliminojë "taksën vrastare të korrupsionit".
Pa biznesin e vogël nuk ka ekonomi të zhvilluar, fuqizimi i saj do të thotë mirëqënie për shqiptarët.
100 DITË i duhen Sali Berishës Kryeministër për ti bërë realitet!