Flash News

Ditari i Opozitës

PS rrëzoi amendamentet e PD për buxhetin, Paloka: E pritshme! 8.2 mld do iu merren qytetarëve

PS rrëzoi amendamentet e PD për buxhetin, Paloka: E pritshme! 8.2 mld

Deputeti i PD, Edi Paloka ka deklaruar se ishte e pritshme nga ana e PD që të mos votohej asnjë amendament i propozuar prej tyre, për shkak se 8.2 miliardë dollarë të parashikuar për buxhetin e vitit të ardhshëm, janë destinuar të shkojnë për oligarkët që sillen rreth oborrit qeveritar të Ramës.

Duke folur në Syri tv, Paloka e ka cilësuar Parlamentin e Shqipërisë, noter të qeverisë, që sipas tij i hap rrugë korrupsionit të Ramës dhe ministrave të tij për të vjedhur buxhetin e 2025.

"Në 8 vitet e kaluara kurrë kjo qerveri s’mori nje vendim në interes të qytetarëve, si 8 vitet e kaluara edhe në këto 4 vite, parlamenti bëri noterin për t’i hapur rrugën korrupsionin të kësaj qeverie. Deputetët e PS kanë ngritur dorën për t’i dhënë Ramës e ministrave që të vjedhin sa të mundin.  8.2 mld do iu merren qytetarëve në këtë buxhet, s’ka asgjë për t’u mburrur. Shqiptarët janë populli më i varfër në botë. Mburrja është të thuash se si do e shpenzosh këtë buxhet, që s’është gjë tjetër veçse para që merren nga qytetarët dhe u dërgohen oligarkëve të kësaj qeverie.

S’kisha asnjë iluzion për t’u miratuar amendamentet tona, që ishte minimumi jetik, rritja e rrogave, pensioneve, të përndjekurit, pronarët, shtresat e margjinalizuara. Asnjë s’u miratua. Kemi 2 të kundërta, kemi buxhetin më të madh dhe as 10 % nuk shkojnë për qytetarët, por shkojnë për PPP, koncesionet korruptive dhe ato që janë në pushtet, mbi 90 % e parave të buxhetit. 1 amendament të vetëm në favor të qytetarëve s’e miratoi.

Sot Rama mburrej se pensionistët po merrnin lëmoshën që u ka dhënë, të mburrësh me këtë është tregues që një qeveri s’duhet të mburret. Kjo është të mburresh me mjerimin e pensionistëve. Iu hedh kockë dhe këta sulen ta marrin, në këtë nivel propagande jemi.

Këta kanë caktuar dhe zgjedhjet, këta vazhdojnë i varfërojnë, i poshtërojnë shqiptarët dhe me paratë që vjedhin vit pas viti...shkojnë e vjedhin votën e shqiptarëve. Ka 12 vjet, nuk po ndodh tani", tha Paloka. 

Të fundit