Flash News

Ditari i Opozitës

Ristani ironi me Bashën: Mami më ka thënë...

Ristani ironi me Bashën: Mami më ka thënë...

Ish-sekretari i Përgjithshëm i PD, Arben Ristani ka ironizuar kryedemokratin Lulzim Basha nisur nga vendimet e këtij të fundit.

Duke e quajtur "vulhumburi", Ristani shkruan në rrjete sociale se Basha thotë "mami më ka thënë, që mos dëgjo se ç'të thonë, por ec përpara".

Sa i përket zërave se Basha nuk e ka shkelur statutin e partisë me vendimin për të përjashtuar ish-kryeministrin Berisha apo kur shkarkoi nga Komisioni i Sigurisë Flamur Nokën, Ristani jep disa argumenta, ku pretendohet e kundërta.

-Së pari, PD ka si organe vendimmarrëse vetëm organet kolegjiale

-Së dyti, jeni të lutur të kërkoni një kopje të shkruar të këtyre vendimeve.  Bejeni që të bindeni që nuk ka vendim të shkruar për këto çështje

-Së treti, nëse ndokush kërkon të bëjë një ankesë kunder vendimit të shpallur, ju lutem, kini parasysh se në PD egziston një Komision Apelimi me znj. Açka ne krye, por pa anëtare.

-Nuk ka dhe nuk mund të ketë një rregull parlamentar që i jep të drejtë kujtdoqoftë që me vendim personal të vendosë mbi të drejtat e dikujt tjetër

Nisur nga këto argumenta që paraqet, Ristani thotë se Basha ka shkellur rregullat e miratuara nga demokratët. Gjithashtu shton se Basha po korr, atë çfarë ka mbjellë.

Të fundit