Flash News

Ditari i Opozitës

VIDEO/ "1 Prilli dita simbol e kryeministrit"

VIDEO/ "1 Prilli dita simbol e kryeministrit"

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, në rrjetet sociale ka shpërndarë një video, me premtimet e pambajtura në 11 vjet të kryeministrit Edi Ramës.

Bardhi shprehet se 1 prilli është dita e Ramës.

Postimi i kreut të Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi:

Sot është dita simbol që përfaqëson më së miri Edi Ramën dhe qeverisjen e tij 11 vjeçare! Gëzuar 1 Prillin!

Ndërkaqë Bardhi ka kërkuar interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama pas akuzave për përfshirjen e vëllait të tij, Olsi Rama, në dosjen ‘Xibraka’.

Në kërkesën për interpelancë, Bardhi ka parashtruar edhe disa pyetje për kryeministrin lidhur me të dhënat e publikuara nga demokrati, që ngrenë dyshime për përfshirjen e Olsi Ramës në laboratorin e drogës në Xibrakë.

Më herër, Bardhi konfirmoi edhe kërkesën e depozituar në SPAK për të nisur hetime ndaj Olsi Ramës.

 

Të fundit