Flash News

KRYESORE

Djali i Mitsotakis shkon ushtar në kufirin me Turqinë, mesazhi i kryeministrit grek: Më vjen keq që nuk munda të vija me ty!

Djali i kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis ka nisur ushtrinë sot në Alexandopouli, në kufirin tokësor greko-turke.

I biri 22-vjeçar do të shërbejë për një vit në këtë zonë kufitare me Turqinë. Lajmin, kryeministri grek e ka bërë vetë të ditur përmes rrjeteve sociale, ku shkruan: “Babi shumë krenar! Më vjen keq që, për shkak të Covid, nuk mund të vija në Alexandroupolis të mburrem me ty!”.

Kujtojmë në Mesdheun Lindor vijojnë tensionet mes Greqisë dhe Turqisë për të venë nën kontroll burimet e hidrokarbureve në zonë.

Të fundit