Flash News

KRYESORE

“Do përçajmë Shqipërinë”, Rudina Hajdari sqaron lapsusin: U përdor si sulm ndaj meje për të zhvendosur vëmendjen

“Do përçajmë Shqipërinë”, Rudina Hajdari

Deputetja Rudina Hajdari ka dalë kundër rrëzimit të dekreteve të presidentit, sidomos ndaj dy koncesioneve të rrugëve ‘Milot- Balldren’ dhe ‘Orikum-Dukat’, që u kthyen për rishqyrtim.

Megjithatë, në nisje të fjalës së saj ajo sqaroi lapsusin e fjalimit në seancën e shkuar dhe në nisje të sesionit të ri kur tha “do vijojmë që të përçajmë të gjithë Shqipërinë”.

Teksa e cilësoi një keqkuptim, Hajdari tha se sulmi ndaj saj u përdor për të zhvendosur vëmendjen nga mesazhi i fjalimit.

“Seanca e kaluar u prit me shumë sulme ndaj meje, për një fakt që u keqkuptua. Shpesh sulmet zhvendosin vëmendjen nga ato që themi këtu në parlament, për një opozitë të fortë dhe konstruktive. Ne fakt, ne duam  të dalim në Shqipëri për të ringritur të djathtën shqiptare. Unë kurrë nuk do ta zhgënjej popullin shqiptar dhe nuk do ishte në synimin tim për ta përcarë”, tha Hajdari.

Të fundit