Flash News

KRYESORE

Dorëheqja e Sakos, emërohet kryetari i ri i Bashkisë Durrës

Dorëheqja e Sakos, emërohet kryetari i ri i Bashkisë Durrës

Pas dorëheqjes së Valbona Sakos nga detyra e kryetares së Bashkisë Durrës, këshilli bashkiak është mbledhur pak më parë dhe ka caktuar Zhyljen Varfaj në postin e kryebashkiakut.

Varfaj ishte nënkryetar i bashkisë prej 12 vitesh.

Votimi është bërë në unanimitet të plotë.

Sako dha dorëheqjen ditën e sotme pas një deklarate të pazakontë mbrëmjen e djeshme kur tha se duhet të jemi të kënaqur edhe me 50 viktima sepse bilanci i viktimave mund të kishte qenë edhe më i madh.

Deklarata është konsideruar e tepërt dhe e pafalshme nga qytatarët.

“E lënduar nga reagimi i madh negativ ndaj një prononcimi që bëra, nën një stres që i kalon fuqitë e mia, jap dorëheqjen nga detyra e Kryetares së Bashkisë Durrës.

Falenderoj nga zemra të gjithë ata që më besuan dhe shpresoj në mirëkuptimin e të gjithëve”, tha sot Sako si reagim për dorëheqjen.

Të fundit