Flash News

KRYESORE

Drejton ‘Top Channel’, por Ben Blushi regjistrohet në zgjedhje si kryetar i LIBRA-s

Drejton ‘Top Channel’, por Ben Blushi regjistrohet në zgjedhje

Partia Lista e Barabartë është regjistruar sot në Komisionin Qendror Zgjedhor për zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Por teksa po zhvilloheshin diskutimet në komision, sipas Fax News, një problem është shfaqur me LIBRA-n.

Kryetar i kësaj partie me vendim gjykate rezulton të jetë ende Ben Blushi, i cili drejton aktualisht televizionin ‘Top Channel’. Ai ka bërë një deklaratë publike në 2018-ën për largimin nga LIBRA, por nuk e ka zyrtarizuar atë edhe në dokumenta.

Për këtë arsye, KQZ e ka regjistruar LIBRA-në në zgjedhje me kryetar Blushin dhe jo Endri Tafanin, i cili publikisht ka marrë drejtimin e kësaj partie kohë më parë. Tafani e konsideroi të papranueshme këtë situatë në KQZ.

Ben Blushi garoi me LIBRA-n në zgjedhjet parlamentare të 2017-ës, pas largimit nga Partia Socialiste. Pavarësisht konflikteve në Parlament me Edi Ramën, Blushi është fotografuar së fundmi duke hyrë në zyrën e Kryeministrisë.

Të fundit