
Flash News
Ceno Klosi me mbi 800 vota të vjedhura, Balluku gjen si arsye lodhjen e numëruesve
"Fast & Furious" në ish-Bllok, policia ndjek një Audi Q8, përplasen 4 makina
Makina përplas dy turistë me motoçikletë në Fushë Arrëz, humb jetën njëri prej tyre
Aksident i rëndë në Thumanë, një i vdekur, 3 të plagosur
Gjykata e Durrësit pezullon nga detyra drejtorin e Arsimit Parauniversitar
Dritëhijet e debati në UT / Bordi: Rektori Mynyr Koni interesohet vetëm për çështje financiare

Dy institucionet më të larta të Universitetit të Tiranës, Rektorati dhe Bordi i Administrimit kanë vijuar akuzat e ndërsjellta mes tyre. Sot ishte bordi që publikoi 11 shkeljet e rektorit Mynyr Koni, duke filluar nga mos-respektimi Vendimit të Bordit të Administrimit të UT nr. 2 datë, 01.02.2017 “Për ngarkimin e përkohshëm të funksioneve dhe kompetencave të administratorit të Universitetit të Tiranës, kancelarit të këtij Universiteti” deri tek përdorimi për shërbime personale i automjetit të institucionit.
Deklarata:
Që prej fillimit të veprimtarisë Bordi është përballur me një qasje mosbashkëpunuese nga Z. Koni, i cili me intensitet ka vepruar për të penguar Bordin dhe vetë administratorin e UT-së që të ushtrojë kompetencat e veta duke mosnjohur dhe refuzuar vendimet e bordit dhe administratorit, duke ndaluar stafin administrativ të zbatojë vendimet e marra prej tyre, duke kërcënuar dhe punonjësit e administratës së rektoratit edhe me masa të paligjshme disiplinore që të mos zbatojnë vendimet e administratorit dhe bordit. Rektori i UT-së që në momentin e konstituimit të Bordit të Administrimit nuk e ka njohur atë dhe administratorin, si dhe nuk ka protokolluar asnjë shkresë të administratorit dhe ka ndaluar protokollin e rektoratit që të jetë në funksion edhe të Bordit dhe të Administratorit.
Koni në vijimësi ka shprehur në mënynrë shkresore por dhe verbale vullnetin e tij për të uzurpuar kompetenca administrative/financiare, funksione që ligji ia ka dhënë Bordit dhe Administratorit dhe penguar që ato të ushtrohen nga organet apo autoritetet e ligjshme.
Ka qenë shumë shqetësues fakti që Z. Koni është më i fokusuar në çështjet financiare, dhe administrative se ato akademike e në përpjekje të vazhdueshme për të mos njohur administratorin e UT si titullari administrativ dhe financiar i këtij institucioni.
Rektori Koni është ftuar disa herë për të realizuar mbledhje të përbashkëta me Bordin e Administrimit që në momentin e konstituimit të tij por asnjëherë nuk ka denjuar të marrë pjesë këto mbledhje.
Rektorit Koni i është kërkuar që si kryetar i senatit akademik të organizojë mbledhjen e përbashkët të Senatit me Bordin në fund të vitit buxhetor, detyrim ky që rrejdh nga ligji, por edhe kjo mbledhje nuk është organizuar prejt tij.
Një seri veprimesh apo mosverimesh në kundërshtim me kuadrin ligjor në fuqi nga Rektori i UT, si më poshtë vijojnë:
1) Rektori nuk ka respektuar Vendimin e Bordit të Administrimit të UT nr 2 datë, 01.02.2017 “Për ngarkimin e përkohshëm të funksioneve dhe kompetencave të administratorit të Universitetit të Tiranës, kancelarit të këtij Universiteti”, vendim ky i ankimuar në rrugë gjyqësore nga rektori dhe i lënë në fuqi nga gjykata e shkallës së parë si e pabazuar në ligj, por sidoqoftë Z.Koni ka vijuar të mos e njoh dhe zbatojë këtë vendim dhe efektet e tij.
2) Rektori nuk ka lejuar (me urdhëra të shkruar) ish – Administratorin e komanduar dhe më pas Administratorin e UT aktual të kenë akses në zyrën e protokoll-arkivës. Me urdhrin nr.7, datë 30.01.2017 “Mbi korrespondencën zyrtare”, Rektori i UT-së ka urdhëruar protokollin e administratës së Rektoratit të UT-së të mos pranojë shkresa nga Administratori i komanduar, duke bllokuar punën administrative.
3) Rektori ka organizuar në bashkëpunim me disa punonjës administrativë në administratën e Rektoratit, pengimin për ushtrimin e funksioneve ligjore të Administratorit të komanduar duke mos lejuar futjen në zyrë prej datës 3 gusht 2017 e në vijim deri në largim të Administratorit të komanduar.
4) Në mënyrë të vazhdueshme Rektori ka penguar jo vetëm ushtrimin e detyrave të funksionale të Administratorit të komanduar dhe Administratorit aktual, por edhe ato të Bordit të Administrimit në menaxhimin e aktiviteteve të përditëshme të Universitetit të Tiranës.
5) Rektori i UT-së ka komanduar në detyrë punonjësit e administratës së Rektoratit dhe Fakulteteve (mbi 10 raste), pozicionet e punës të të cilëve lidhen vetëm me përmbushjen e detyrave administrative. Në tejkalim të kompetencave të tij ai ka lidhur dhe vazhdon të lidhë kontratat e punës me punonjësit administrativë, pika 5 të Ligjit për Arsimin e Lartë, Rektori ka kompetencë të nënshkruajë vetëm kontratat e punës të personelit akademik dhe ndihmës akademik në institucionet e arsimit të lartë;
6) Në shkelje të rëndë të ligjit, Rektori ka zbardhur një vendim të ndryshëm nga ai i miratuar në mbledhjen e Senatit ‘Për miratimin e buxhetit të UT për vitin 2017” dhe ka dërguar për shqyrtim në Bord vetëm 40% të materialeve shkresore të miratuara.
7) Rektori i UT-së, me shkresën nr. prot. 3352, datë 03.08.2017 “Vendim nr.116 datë 03.08.2017 “Për pezullimin nga detyra të Kancelarit të Universitetit të Tiranës”, shkel në mënyrë flagrante ligjin, duke vepruar në tejkalim të funksioneve të tij ligjore.
8) Në tejkalim të kompetencave të tij, Rektori ka miratuar programin vjetor 2017 dhe programin afatmesëm të auditimit 2017-2019 të Universitetit të Tiranës, në kundërshtim flagrant me Ligjin nr. 114/2015 “Për Auditimin e Brendshëm në sektorin publik”, në nenin 11 të të cilit cilësohet se: “Njësia e auditimit të brendshëm ka varësi organizative dhe funksionale tek titullari i njësisë publike dhe raporton në mënyrë të drejtpërdrejtë tek titullari i njësisë publike. Në kuptim të këtij ligji titullar i njësisë publike, në njësitë të cilat drejtohen me organe vendimmarrëse kolegjiale, konsiderohet ky i fundit”.
9) Në shkelje të rëndë ligjore, e në tejkalim të kompetancave ligjore, Rektori i UT-së është vetëcilësuar si Titullar i Autoritetit Kontraktor të UT-së, drejton të gjitha procedurat për realizimin e prokurimeve publike dhe ka firmosur kontrata me operatorët ekonomikë, subjekt të LPP; Kontratat administrative me të tretët për sigurimin e mallrave dhe shërbimeve mbështetëse universitare nuk po zbatohen nga Administratoreët e disa fakulteteve pasi janë kontrata të pavlefshme, përfaqësim, i cili, mbart edhe pasojat financiare që rrjedhin prej tyre. Në përgjigje të kësaj situate Rektori, në tejkalim të kompetencave të tij, ka dhënë masa disiplinore ndaj kancelarëve të fakulteteve, me motivacionin: “Për moszbatim të detyrave të ngarkuara nga Rektori i UT-së, lidhur me zbatimin e kontratës me objekt “Shërbimi privat i sigurisë fizike të UT-së, Loti 1 dhe kontratës me objekt “Blerje, prodhim, instalim, pajisje dhe sisteme mobilimi për UT”.
10) Me anën e Vendimit nr. 133, datë 01.09.2016 Rektori ka urdhëruar në mënyrë të paligjshme dypunësimin me kohë të plotë të personelit akademik të UT, në kundërshtim me Ligjin nr. 80/2015 “Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë”, dhe me VKM Nr. 329, datë 12.4.2017 “Për statusin dhe trajtimin e veçantë të personelit akademik”, pika 16.
11) Rektori i UT-së ka përdorur për shërbime personale Automjetin që është aktiv afatgjatë material gjendje në magazinë, në inventarin e aktiveve të Rektoratit.
Lidhur me veprimet e paligjshme të Rektorit kanë reaguar zyrtarisht anëtarët e Bordit të Administrimit, të cilët i kanë kërkuar Rektorit të ndalojë gjëndjen e paligjshmërisë, por ai me veprimet dhe qëndrimin e tij ka vijuar të thellojë përditë e më shumë problematikat në administrimin e UT-së duke rënduar pasojat e paligjshmërisë.
Rektori Koni i cili për një kohë të gjatë nuk njohu administratorin e komanduar por dhe më pas në Dhjetor 2017, pas emërimit të administratori konform gjithë procedurave ligjore, ai vijon të mos njohë as administratorin e ri të UT.
Në mënyrë të vazhdueshme Rektori po pengon jo vetëm ushtrimin e detyrave funksionale të Administratorit, por edhe ato të Bordit të Administrimit në menaxhimin e aktiviteteve të përditshme të Universitetit të Tiranës. Që prej muajit Shkurt 2017,bordi administrimit nëpërmjet vendimeve dhe shkresave ka informuar dhe ka vënë në dijeni rektorin për shkeljet e vazhdueshme nga ana e tij të cilat vazhdojnë të kryhen nga rektori i UT.
Me urdhërat e lëshuar prej tij, Rektori u ka kërkuar punonjësve të Rektoratit të zbatojnë vetëm urdhëresat e tij, duke injoruar kompetencat që ligji për arsimin e lartë i ka dhënë Administratorit edhe pse strukturat administrative të Rektoratit të UT-së janë në varësi të plotë funksionale dhe strukturore nga Administratori i UT-së. Koni ka lëshuar urdhërin me nr 34, datë 19.12.2017 ku urdhëron zyrën e protokollit të rektoratit të UT që të mos regjistrohet në regjistrin e protokollit dhe të mos vendoset vula zyrtare në dokumentat e prodhuara nga administratori UT-së. Madje Rektori, edhe për shkresat e ardhura në protokollin e UT-së nga institucionet e tjera në adresë të Administratorit nuk lejon që ato t’i dorëzohen atij, duke krijuar kështu një bllokim informacioni me pasoja ligjore.
Gjithashtu rektori UT ka kërkuar me vendimin nr.185 datë 19.12.2017 zgjidhjen e menjëhershme të kontratës së punës me UT-në të Drejtoreshës së Financës dhe Buxhetit pasi ajo nuk ka pranuar të zbatojë urdhërat e paligjshme të rektorit. Po me vendim nr.184 datë 19.12.2017 rektori kërkon zgjidhjen e menjëhershme të kontratës së punës me UT-në të përgjegjëses së sektorit juridik ku sipas tij nuk ka respektuar hierarkinë që do të thotë të mos konsiderojë bashkëpunimin me administratorin e UT por të njohë si titullar vetëm rektorin e UT-së.
Bordi i Administrimit, pavarësisht pengesave të vazhdueshme nga ana e Rektorit ka funksionuar dhe do vazhdojë punën e tij në mbrojtje të institucionit nga shkeljet, abuzimet dhe paligjshmeritë.
Ju falenderojmë për mirëkuptimin!
Bordi i Administrimit të UT-së
Të fundit




Kurti: S’kemi garanci për 61 vota, duhet provuar votimi i fshehtë
2 Korrik 2025, 21:58
Lufta në Gaza/ Pse Netanyahu do vetëm një armëpushim 60-ditor, jo të përhershëm?
2 Korrik 2025, 21:56
SHBA-ja pezullon disa ndihma ushtarake për Ukrainën
2 Korrik 2025, 21:40



Mungon metadoni, përdoruesit i rikthehen heroinës: Vjedhim që ta blejmë
2 Korrik 2025, 20:57
Qeveria hyn në tregun e naftës, Rama: Çmim të ri për konsumatorët
2 Korrik 2025, 20:43
OBSH kërkon rritje me 50% të çmimit të duhanit, alkoolit dhe pijeve me sheqer
2 Korrik 2025, 20:41


Ceno Klosi me mbi 800 vota të vjedhura, Balluku gjen si arsye lodhjen e numëruesve
2 Korrik 2025, 19:54
"Mund të shpërthejë në flakë"/ Ja pse nuk duhet të karikoni telefonin nën jastëk
2 Korrik 2025, 19:35




“Çmendet” moti në Gjermani, temperaturat arrijnë në 40°C
2 Korrik 2025, 18:22

"Fast & Furious" në ish-Bllok, policia ndjek një Audi Q8, përplasen 4 makina
2 Korrik 2025, 17:59

Burgjet në Itali drejt kolapsit, shkalla e mbipopullimit një nga më të lartat në BE
2 Korrik 2025, 17:30



Arrestohet CEO dhe ish-drejtori i ‘Bankers Petrolium’ në Fier
2 Korrik 2025, 16:40
Makina përplas dy turistë me motoçikletë në Fushë Arrëz, humb jetën njëri prej tyre
2 Korrik 2025, 16:33

Përfundon rinumërimi i votave për qarkun e Fierit, Zegjine Çaushi e PS humb mandatin
2 Korrik 2025, 16:07

Zjarri në landfillin e Inceneratorit të Elbasanit, Prokuroria nis hetimet
2 Korrik 2025, 15:34
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në një vend me vullkane aktive
2 Korrik 2025, 15:33

Theu arrestin shtëpiak dhe kanosi me thikë një person, arrestohet vlonjati
2 Korrik 2025, 15:09
Berisha takon zyrtarët e lartë në OSBE: Duhet qeveri teknike përpara se të jetë vonë
2 Korrik 2025, 14:59
BE-ja propozon reduktim prej 90% të gazrave serrë deri më 2040
2 Korrik 2025, 14:50
Evropa po digjet nga i nxehti/ Italia dhe Franca janë në gjendje alarmi maksimal
2 Korrik 2025, 14:36
Mediu: Mbrojtja Euroatlantike, detyra kryesore për sigurinë e Shqipërisë dhe rajonit
2 Korrik 2025, 14:36
Deklaratat kontradiktore të Moskës: A po prishet miqësia me Vuçiçin?
2 Korrik 2025, 14:21
'E humba betejën time': ngrohja e detit po vret peshkimin në Shqipëri
2 Korrik 2025, 14:08
Sekretet kimike që ndihmojnë në mbajtjen e mjaltit të freskët për kaq gjatë
2 Korrik 2025, 14:01

Danimarka merr vendimin historik, bën të detyrueshëm shërbimin ushtarak për gratë
2 Korrik 2025, 13:44
Apeli i GJKKO lë në burg ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu
2 Korrik 2025, 13:30
Humbjet nga produktiviteti mund të ulin 1.3% të PBB-së si efekt i të nxehtit ekstrem
2 Korrik 2025, 13:21
Abuzoi me vajzën e tij të mitur, lihet në burg Zamir Meta
2 Korrik 2025, 13:04

Djegia e mbetjeve në Elbasan, Alizoti: Po helmojnë njerëzit dhe vjedhin paratë
2 Korrik 2025, 12:48
Në Serbi vazhdon mosbindja civile, dhjetëra persona të ndaluar
2 Korrik 2025, 12:40
Qeveria e Ramës ka lindur nën shenjën e plehrave dhe kështu edhe do të përfundojë
2 Korrik 2025, 12:28
Shtrenjtohet çmimi i ujit në bashkitë e qarkut të Elbasanit
2 Korrik 2025, 12:13
Në Serbi vazhdon mosbindja civile, çfarë po ndodh në Beograd?
2 Korrik 2025, 12:07
Aksident i rëndë në Thumanë, një i vdekur, 3 të plagosur
2 Korrik 2025, 11:54
Gjykata e Durrësit pezullon nga detyra drejtorin e Arsimit Parauniversitar
2 Korrik 2025, 11:49
Të enjten seancë plenare, çfarë pritet të diskutohet
2 Korrik 2025, 11:36
Evropa po digjet nga valët e të nxehtit/ Çfarë është fenomeni i ‘kupolës termike’?
2 Korrik 2025, 11:26
Në kërkim nga Italia për vrasje, arrestohet 45-vjeçari në Vlorë
2 Korrik 2025, 11:19
Situata me zjarret, në 24 orë u raportuan 28 vatra, 2 ende aktive
2 Korrik 2025, 11:13
Dosja “Buka”, shtyhet më 17 korrik seanca paraprake për Ahmetajn
2 Korrik 2025, 11:03


Baçi: Belinda Balluku dhe Ceno Klosi, “bandat” më të rrezikshme në Fier
2 Korrik 2025, 10:32
Dyshohet se abuzoi se*sualisht me vajzën e tij, mbërrin në gjykatë Zamir Meta
2 Korrik 2025, 10:21

Trump: Izraeli ka rënë dakord për armëpushim 60-ditor në Gaza
2 Korrik 2025, 10:01
Vazhdon zjarri në landfillin e Elbasanit
2 Korrik 2025, 09:51
‘Kujtimet nuk futen në tuba’: Një fshat në Mat i reziston valës së HEC-eve
2 Korrik 2025, 09:43
Datat që duhet të shënosh gjatë korrikut, ngjarje të rëndësishme do të ndodhin
2 Korrik 2025, 09:31
Shtyhet seanca për pretencën e Jorgo Goros
2 Korrik 2025, 09:24


Fermerët po braktisin kafshët për bletët, arsyet pse po rritet numri i koshereve
2 Korrik 2025, 08:54
Këmbimi valutor, me sa shiten e blihen monedhat e huaja
2 Korrik 2025, 08:42

52% e pensionistëve nuk morën pension të plotë në 2024-n
2 Korrik 2025, 08:27
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
2 Korrik 2025, 08:13
Mot i nxehtë, e mërkura vjen me temperatura të larta
2 Korrik 2025, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
2 Korrik 2025, 07:46


Zjarri në landfillin e Elbasanit, Cara: Vatra fiket dhe riaktivizohet në pak sekonda
1 Korrik 2025, 22:19




Golemi dhe Qerreti pa ujë në pikun e sezonit turistik
1 Korrik 2025, 21:09


BIRN: Brataj dhe Fevziu viktima të një ‘deepfake’ në Facebook
1 Korrik 2025, 20:44

By pass-i i Vlorës, zvarritje punimesh dhe rritje kostosh
1 Korrik 2025, 20:24



Milan pritet të heqë dorë nga transferimi i Granit Xhakës
1 Korrik 2025, 19:41
Akuzat për kartën bankare/ Meta: SPAK-u me regji ngatërron ëndrrat me faktet!
1 Korrik 2025, 19:29