Flash News

KRYESORE

Drogë, armë dhe vjedhje, arrestohen tre persona dhe shpallen në kërkim tre të tjerë

Drogë, armë dhe vjedhje, arrestohen tre persona dhe shpallen në

Policia e Durrësit ka arrestuar tre persona ndërsa tre të tjerë janë shpallur në kërkim për një sërë veprimtarish penale.

Policia ka sekuestruar 3 armë zjarri, municione luftarake, lëndë narkotike dhe 2 automjete.

Në pranga janë vënë 42 vjeçari Edmond Koçi banues në Durrës, të cilit gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, në çantën e dorës, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë "Luger".

Po ashtu, u arrestua 58 vjeçari me iniciale S.L, si dhe u shpallën në kërkim dy djemtë e tij 35 vjeçari me iniciale T. (E.) L.,  37 vjeçari D.(Y.) L., dhe 26-vjeçari E. L., banues në Thumanë.

Gjatë kontrollit në banesën e 58 vjeçarit u konstatuan kubikë të kultivuar me fara të dyshuara cannabis sativa, 1 kallashnikov, municion luftarak, 1 armë gjahu dhe një sasi e vogël lënde narkotike.

U arrestua gjithashtu 34 vjeçari me iniciale P. L., banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit në mjetin me të cilin po lëvizte, iu gjetën 2 palë çelësa mjetesh, ku njëri prej tyre i përkiste një mjeti të vjedhur, i cili rezultoi se ishte i vjedhur në Lushnjë më datë 09.09.2020 dhe u gjend i parkuar në afërsi të banesës së tij. Gjithashtu gjatë kontrollit në banesë iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale rreth 1 kg lëndë narkotike cannabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor  Durrës dhe Krujë, për veprime të mëtejshme.

 

 

Të fundit