Flash News

KRYESORE

Durrës/ Shkarkohet nga detyra sekretari i këshillit bashkiak pas konfliktit fizik me kreun e PS

Durrës/ Shkarkohet nga detyra sekretari i këshillit bashkiak pas

Sekretari i këshillit bashkiak në qytetin e Durrësit, Armand Tragaj u shkarkua nga detyra nga Partia Socialiste. Në degën lokale të PS-së të qytetit bregdetar ka pasur tensione në ditët e fundit kjo për shkak të klaneve të krijuara aty.

Tragaj u përfshi ditë më parë në një konflikt fizik me kryetarin e PS-së në Durrës, Luan Zazën. Në vend të tij u emërua Dorina Milaj.

Konfliktet brenda PS-së lindën për shkak të emërimeve në bashkinë e qytetit. Socialistët lokalë janë inatosur pas vendimit si nënkryetare të Etleva Kondit dhe disa emrave të tjerë të ardhur nga Tirana. Tragaj u konfliktua me Zazën në ambientet e një lokali pranë baskisë pasi kishte marrë informacion se do ta shkarkonin nga detyra.

Të fundit