Flash News

KRYESORE

Dy persona të maskuar ekzekutojnë një 50-vjeçar në Elbasan

Dy persona të maskuar ekzekutojnë një 50-vjeçar në

Një 50- vjeçar është ekzekutuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Bradashesh të Elbasanit.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:45, ku dy autorë të maskuar kanë qëlluar me pistoletë ndaj shtetasit me inicialet B.Ç, i cili ka gjetur vdekjen sapo ka zbritur nga automjeti ku ndodhej.

Mësohet se autorët e kishin ndjekur 50- vjeçarin dhe janë larguar vetëm pasi janë siguruar se ai kishte vdekur.

Ndërkohë policia ka marrë pamjet filmike dhe grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes , identifikimin e kapjen e autorëve.

Njoftimi nga policia:

Elbasan/ Informacion paraprak Rreth orës 05:45 , në fshatin Bradashesh, Elbasan, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri para një lokali shtetasi B.Ç., rreth 50 vjeç, banues në fshatin Bradashesh, Elbasan. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes , identifikimin e kapjen e autorit/ëve. Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje -dalje të qytetit të Elbasanit, pika kontrolli në akset rrugore nacionale në bashkëpunim me DVP Durrës, Fier e Tiranë . Në ndihmë të shërbimeve të DVP Elbasan kanë ardhur dhe FNSH dhe RENEA dhe vijon krehja e zonës.

Të fundit