Flash News

KRYESORE

E ardhmja e Pogbasë, Raiola i shkel syrin kampionëve

E ardhmja e Pogbasë, Raiola i shkel syrin kampionëve

Mesfushori i Manchester United, Paul Pogba, ka vuajtur shumë këtë sezon. Ai nuk ka luajtur për shkak dëmtimesh në pjesën më të madhe të sezonit dhe Solskjaer ka humbur durimin me francezin.

Agjenti i Pogbasë, Mino Raiola, foli në lidhje me të ardhmen e lojtarit dhe interesin nga Juventusi. Mesfushori do të largohet dhe diçka të tillë e ka pranuar dhe agjenti Mino Raiola.

"Pogba te Juventus? Italia është si shtëpi për Paul. Ai do të dëshironte të kthehej te Juventus, por ne do të shohim se çfarë do të ndodhë pas Euro2020.

"Pogba dëshiron të luajë në nivelet më të larta, por ai nuk mund të largohet nga Manchester United nëse ata janë në një situatë të vështirë”, - tha Raiola.

Të fundit