Flash News

KRYESORE

E djathta greke triumf në zgjedhjet e PE. Kryeministri Tsipras: zgjedhje të parakohshme

E djathta greke triumf në zgjedhjet e PE. Kryeministri Tsipras: zgjedhje

Kryeministri grek Alexis Tsipras ka bërë thirrje për zgjedhje të parakohëshme, njofton agjencia e lajmeve AP, pas humbjes së partisë së tij në zgjedhjet për në Parlamentin Europian.

Tsipras tha pas daljes së rezultateve paraprake se ‘ky rezultat nuk është ajo çfarë prisnim…unë nuk do ta shpërfill dhe as do të dorëzohem”.

Edhe pse mandati i qeverisë përfundon në tetor, Tsipras me sa duket kërkon votëbesimin e popullit për në parlamentin grek.

Tsipras thas e do të takojë presidentin grek për të kërkuar shpërndarjen e parakohshme të parlamentit, pas raundit të dytë të zgjedhjeve lokale dhe rajonale më 2 qershor.

Të fundit