Flash News

KRYESORE

E goditi skepi, humb jetën në kantierin e ndërtimit i riu nga Vlora

E goditi skepi, humb jetën në kantierin e ndërtimit i riu nga

Një i ri 29-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në punë në qytetin e Vlorës. I riu ishte duke punuar për ndërtimin e një pallati në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, por në një moment në rrethana ende të paqarta ai është goditur nga skrepi që po punonte aty pranë duke marrë plagë të rënda.

Dërgimi i tij në spital me shpejtësi nuk ka mundur që t’i shpëtojë jetën.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të saj.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 16:20, në lagjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë, pranë Kalasë, një mjet vinç duke kryer punime pastrime territori në këtë zonë, ka aksidentuar një shtetas ende të paindentifikuar, i cili si pasojë ka ndërruar jetë në vend.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, shtetasin B.Ç., 29 vjeç, banues në Librazhd, i cili po merret në pyetje në lidhje me ngjarjen.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryejnë hetimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave.

Të fundit