Flash News

KRYESORE

‘E ngjashme me FBI’, ambasada e SHBA ilustron me video: Si do të përdoren 4 mln dollarë për të luftuar krimin dhe korrupsionin

‘E ngjashme me FBI’, ambasada e SHBA ilustron me video: Si do

Ambasada e SHBA-ve ne Tiranë, ka postuar në Facebook një video informuese lidhur me mënyrën se si do të hetohet korrupsioni në nivele të lartë dhe krimi i organizuar në Shqipëri, përmes SPAK dhe BKH.

Sipas ambasadës, Byroja e Kombëtare e Hetimit do të hetojë dhe veprojë ngjashëm me FBI-në.

| Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën. Lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Këtë javë, mësoni se si Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH), njësia hetuese dhe një nga dy elementët e SPAK, do të veprojë në mënyrë të ngjashme me FBI-në amerikane dhe do të hetojë korrupsionin në nivele të larta dhe krimin e organizuar. Elementi i dytë i SPAK, Zyra e Prokurorit të Posaçëm ose SPO, do të çojë në gjykatë çështjet e hetuara nga SPAK. Kjo video tregon se si 4 milionë dollarë që Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka dhënë për BKH-në, do të përdoren në mbështetje të përpjekjeve të Shqipërisë për zhvillimin e sistemit etik, transparent dhe profesional të drejtësisë që qytetarët e saj meritojnë”, shkruan ambasada krahas videos.

Të fundit