Flash News

KRYESORE

E nisi sërish ndeshjen nga stoli, vëllai i Dybala: Te Argjentina duhet të paguash që të luash

E nisi sërish ndeshjen nga stoli, vëllai i Dybala: Te Argjentina duhet

Futbollisti Paolo Dybala e ka nisur sërish nga stoli ndeshjen e radhës së Argjentinës dhe ky fakt ka sjellë jo vetëm acarimin e tifozëve por edhe të vëllait të tij, Gustavo, i cili është njëkohësisht edhe agjenti i tij.

Pas publikimit të formacioneve zyrtare, Gustavo Dybala, reagoi me anë të një postimi në “Twitter”, ku shkruan se kush nuk paguan, nuk luan te Argjentina.

“Nëse ata nuk mund të fitojnë para nga ju, atëherë nuk keni për të luajtur”, vijon ai në postim.

Gjithsesi Dybala u aktivizua në pjesën e dytë, ekzaktësisht në minutën e 54', por ashtu si pjesa tjetër e skuadrës nuk arriti të linte shenjë.

Scaloni, trajneri i Argjentinës, në fund të takimit kur u pyet për lënien në stol të Dybala-s u shpreh se Paulo është një fenomen dhe lojtar i shkëlqyer futbolli, duke tregua se nuk ka asgjë personale me të.

Të fundit