Flash News

E SHPJEGUAR

Rama blindoi kryeministrinë dhe iku nga Tirana, protesta e opozitës u mbyll paqësisht pa asnjë incident

Rama blindoi kryeministrinë dhe iku nga Tirana, protesta e opozitës u

Dy orë protestë kombëtare me një pjesëmarrje masive nga e gjithë Shqipëria nisi dhe përfundoi në mënyrë paqësore në bulevardin ‘Dëshmorët e kombit’ kundër qeverisë së Edi Ramës.

Ndonëse kryeministria dhe kryesia e kuvendit u blinduan disa orë para protestës, në protestën kombëtare të thirrur nga opozita dhe shoqëria civile nuk u shënua asnjë incident.

Siç u pa nga videot, protesta mblodhi mijëra qytetarë, të Tiranës, aktivistë të shoqërisë civile, të ardhur nga të gjitha rrethet e vendit, por edhe emigrantë nga diaspora.

Rama blindoi kryeministrinë dhe iku nga Tirana, protesta e opozitës u

Qytetarët mbushën bulevardin, ndërsa ‘lumi’ i protestuesve arrinte deri në sheshin ‘Skënderbej’.

Rama blindoi kryeministrinë dhe iku nga Tirana, protesta e opozitës u

Ajo zgjati dy orë aq sa PD kishte kërkuar leje, ndërsa në podiumin e instaluar që mbrëmë mbajtën fjalime rreth 20 persona, 5 deputetë përfshirë kreun e PD, Sali Berisha dhe kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi, ndërsa pjesa tjetër ishin qytetarë dhe përfaqësues të kauzave të shoqërisë civile.

Mesazhet e Berishës

Kreu i PD Sali Berisha mbajti i fundit fjalën e tij, duke shënuar edhe mbylljen e protestës.

Berisha i përcolli disa mesazhe kreut të qeverisë Edi Rama, duke e cilësuar si armik dhe se i ka orët e numëruara në pushtet.

Berisha i bëri thirrje BE që të hapë sa më parë negociatat me Shqipërinë, ndërsa kundërshtoi sërish nismën e Open Balkan.

Beria iu drejtua Ramës, duke e akuzuar se ka përdorur tendera për të blerë mediat.

Rama blindoi kryeministrinë dhe iku nga Tirana, protesta e opozitës u

Deputetët kritikë në protestë

Veç qytetarëve, pjesë e protestës ishin edhe deputetët Dhurata Çupi, Grida Duma, Jorida Tabaku, Alfred Rushaj, Dash Sula dhe Xhelal Mziu, dikur mbështetës të Lulzim Bashës.

Rama blindoi kryeministrinë dhe iku nga Tirana, protesta e opozitës uRama blindoi kryeministrinë dhe iku nga Tirana, protesta e opozitës u

Pankartat pikante

Ashtu si në çdo protestë, ajo që tërheq jo pak vëmendjen janë edhe pankartat me të cilat qytetarët përcjellin kauzat e tyre.

Rama blindoi kryeministrinë dhe iku nga Tirana, protesta e opozitës uRama blindoi kryeministrinë dhe iku nga Tirana, protesta e opozitës uRama blindoi kryeministrinë dhe iku nga Tirana, protesta e opozitës u

Të fundit