Flash News

Bota

73 të vrarë pas shpalljes së armëpushimit në Gaza, intensifikohen bombardimet izraelite

73 të vrarë pas shpalljes së armëpushimit në Gaza,

Rripi i Gazës vijon të jetë në flakë pavarësisht shpalljes së një armëpushimi midis Izraelit dhe Hamasit. Sipas mbrojtjes civile të Gazës, numri i viktimave ka arritur në 73, përfshirë 20 fëmijë dhe 25 gra, ndërsa të plagosurit janë mbi 230.

“Pas shpalljes së armëpushimit, forcat izraelite pushtuese vranë 73 njerëz në bombardimet që synonin kryesisht qytetin e Gazës dhe Khan Younis,” deklaroi Mahmoud Bashar, zëdhënës i mbrojtjes civile në Gaza. Ai e përshkroi situatën si një “intensifikim të madh” të sulmeve izraelite.

Ndërkohë, Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha të enjten se një krizë e momentit të fundit me Hamasin po pengon zbatimin e plotë të marrëveshjes së armëpushimit, e cila parashikon ndalimin e luftimeve dhe lirimin e dhjetëra pengjeve.

Sulmet në Gaza vijnë pas një periudhe të tensionuar që ka përfshirë të dyja palët në përleshje të ashpra, duke shkaktuar dëme të rënda materiale dhe një bilanc të rëndë viktimash në popullsinë civile. Situata mbetet e tensionuar, me shqetësime për përshkallëzim të mëtejshëm.

 

Të fundit