Flash News

E-TJERA

Aksident në “Rrugën e Arbrit”, makina përplaset me kolonën e urës, plagoset shoferi

Aksident në “Rrugën e Arbrit”, makina përplaset me

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur pasditen e sotme në segmentin e “Rrugës së Arbrit”, pranë mbikalimit që lidh dy lagjet e Bulqizës.

Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i një mjeti tip “Volkswagen” ka humbur kontrollin e automjetit, duke u përplasur me kolonën e një ure.

Si pasojë, shoferi, i cili udhëtonte i vetëm, ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar me urgjencë në spitalin e Bulqizës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti.

Të fundit