Flash News

E-TJERA

Ambasada e SHBA nxjerr njoftimin e rëndësishëm: Kush nuk zbaton rregullat e emigracionit do t'ju hiqet viza dhe dëbohen!

Ambasada e SHBA nxjerr njoftimin e rëndësishëm: Kush nuk zbaton

Ambasada e SHBA në Tiranë ka publikuar një njoftim të rëndësishëm për të gjithë ata që janë të pajisur me vizë amerikane.

Në një reagim zyrtar, ambasada sqaron se pavarësisht dhënies së vizave, kontrolli do të jetë i vazhdueshëm me qëllim garantimin e sigurisë dhe integritetit.

“Departamenti i Shtetit i ShBA është i përkushtuar ta Bëjë Amerikën më të Sigurt përmes politikave më kërkuese”, thuhet në njoftim. 

“Kontrolli i vizave amerikane nuk ndalon pas lëshimit të vizës. Ne i kontrollojmë vazhdimisht mbajtësit e vizave për t’u siguruar që ata ndjekin të gjitha ligjet dhe rregullat e emigracionit të ShBA dhe ne do t’ua heqim vizat dhe do t’i dëbojme nëse nuk e bejnë këtë”, thekson më tej ambasada.

Të fundit