Flash News

E-TJERA

Ardian Muhaj: Gjendja e mjeruar e kërkimit shkencor, pasojë e keqqeverisjes

Ardian Muhaj: Gjendja e mjeruar e kërkimit shkencor, pasojë e

Studiuesi Ardian Muhaj ka marrë pjesë në konferencën e Departamentit të Arsimit dhe të Shkencës në selinë blu.

Muhaj ngriti shqetësim për kërkimin shkencor, ku thekoi se gjendja në të cilën ai ndodhet sot është për shkak të keqqeverisjes, financimi i dobët, mungesa e infrastrukturës deri tek bashkëpunimi.

Muhaj vuri në dukje se pa kërkim shkencor, cilësia e përgatitjes së studentëve është e pamundur të rritet.

Studiuesi tregoi se universitetet shqiptare jo vetëm që renditen në fund të tabelës së cilësisë nga entet e vlerësimit ndërkombëtar, por ndonjëherë cilësia është aq e ulët saqë nuk konsiderohen të denjë për të qenë pjesë e listimeve të tilla si Times Higher Education Ranking, ku Shqipëria është i vetmi vend në Europë dhe Ballkan që nuk figuron fare.

“Gjendja e vështirë në të cilën ndodhet kërkimi shkencor është pasojë e keqqeverisjes shumëvjeçare, duke filluar që nga financimi i dobët, mungesa e infrastrukturës së përshtatshme, mungesa e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe ndërkombëtar, etj.

Shqipëria ka një buxhet të kufizuar për kërkimin shkencor, që bën të vështirë për institucionet dhe kërkuesit të kryejnë kërkime cilësore. Shumica e financimit për kërkimin shkencor në Shqipëri vjen nga buxheti i shtetit dhe ky financim është shumë i ulët në krahasim me vendet e tjera europiane, ballkanike dhe mesdhetare.

Pa kërkim, universitetet tona po përballojnë vështirësi, pasi pa kërkimin shkencor nuk mund të rritet cilësia e përgatitjes së studentëve.

Mungesa e infrastrukturës së përshtatshme për kërkim shkencor. Institucionet shkencore në Shqipëri kanë një nevojë urgjente për investime serioze në infrastrukturë dhe teknologji, duke përfshirë laboratorët, mjediset e punës dhe pajisjet.

Pa financimin dhe infrastrukturën e duhur, kërkimi shkencor sot përballet me mangësi të theksuara sa i përket bashkëpunimit midis institucioneve shkencore, si dhe midis tyre dhe sektorit privat. Gjithashtu, bashkëpunimi me institucione dhe kërkues nga vende të tjera është shumë i ulët. Mungesa e këtyre kontakteve është një pengesë serioze për kërkuesit shqiptarë për pasur qasje në njohuri dhe burime të reja.

Të gjitha mangësitë natyrshëm pasqyrohen në standardet e ulëta të cilësisë. Për fat të keq, universitetet shqiptare jo vetëm që renditen në fund të tabelës së cilësisë nga entet e vlerësimit ndërkombëtar, por ndonjëherë cilësia është aq e ulët saqë nuk konsiderohen të denjë për të qenë pjesë e listimeve të tilla si Times Higher Education Ranking, ku Shqipëria është i vetmi vend në Europë dhe Ballkan që nuk figuron fare.

Prandaj, është e nevojshme përmirësimi i standardit të cilësisë së kërkimit shkencor, sepse pa kërkim shkencor, universitetet shqiptare nuk mund të përmbushin misionin dhe detyrimin ndaj vendit. Pa kërkim, ato nuk janë pararojë e zhvillimit të vendit, por mbeten në fund të tij, siç janë sot.

Pa kërkim, universitetet tona rrezikojnë të braktisen edhe më shumë nga studentët më të mirë dhe nga kërkuesit e rinj, të cilët kanë aspirata për të marrë një formim solid në nivele ndërkombëtare që nuk e gjejnë në universitetet tona pa kërkim shkencor. Ata do të synojnë universitete prestigjioze jashtë vendit dhe nuk do të kthehen më”, deklaroi Muhaj.

Të fundit