Flash News

E-TJERA

Arrestohen tre "skifterët" në Tiranë

Arrestohen tre "skifterët" në Tiranë

Tre persona janë arrestuar nga Policia në Tiranë pasi akuzohen se janë autorë të shtatë vjedhjeve të kryera në kryeqytet ditët e fundit.

” Zbardhen dhe dokumentohen 7 vjedhje të kryera ditët e fundit, në Tiranë, vihen në pranga 3 autorët e dyshuar. U vunë në pranga shtetasit A. N., 53 vjeç, banues në Fushë Krujë, E. A., 30 vjeç, dhe G. D., 40 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 3 shtetasit, ditët e fundit, kanë kryer vjedhje të ndryshme në zonën e Tiranës. Shtetasi E. A., dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në një biznes në sheshin “Karl Topia”, ndërsa dy shtetasit e tjerë, dyshohet se kanë vjedhur shuma parash në 6 banesa, në kohë dhe vende të ndryshme”,- thuhet në njoftimin e Policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Të fundit