Flash News

E-TJERA

Debati i ashpër me Gjinushin në mbledhjen e Akademisë së Shkencave, Fuga: Ka abuzim më paratë publike

Debati i ashpër me Gjinushin në mbledhjen e Akademisë së

Akademiku Artan Fuga ka folur mbi debatun e ashpër që është zhvilluar dje në mbledhjen e Akademisë së Shkencave tij dhe kryetarit të Akademisë, Skënder Gjinushi.

Gjatë diskutimit mbi raportin vjetor, Fuga ka shprehur kritika të forta duke e akuzuar institucionin e drejtuar prej tij për mungesë transparence dhe vetëkritikë.

Në një intervistë për Euronews Albania Fuga tregoi se nuk është hera e parë që ai ngre mendimin e tij kundër dhe është censuruar dhe bullizuar. Sipas tij, në Akademi është duke u abuzuar me paratë publike për aktivitete apo projekte që ajo organizon dhe financon.

“Unë nuk jam dakord që një konferencë qoftë edhe për një çështje të rëndësishme të kushtojë 40 mln lekë, unë nuk jam dakord që një konferencë për eurokodet të kushtojë 5 mln lekët të vjetra, që një akademik, që mund të jetë shumë i nderuar të ketë 11 projekte dhe shumica e projekteve që propozohen brenda 1 viti janë 55 mln lekë të vjetra.

Si një akademik mund të përballojë në vit 11 projekte me buxhetet e të marra nga akademia? Nuk jam dakord që një konferencë shkencore të kushtojë 19 mln lekë, projekti i një akademikeje në pension të financohet me 29 mln lekë të vjetra. Për mua është abuzim më paratë publike. Kam vite përballë kësaj sjelljeje censuruese dhe abuzuese në akademi, nuk dëgjohen propozimet që unë bëj”, tha Fuga.

 

Të fundit