Flash News

E-TJERA

Dhunoi vëllain për pronën, arrestohet 55-vjeçari në Mat

Dhunoi vëllain për pronën, arrestohet 55-vjeçari në

Policia e Matit ka arrestuar një 55-vjeçar për dhunë ndaj vëllait të tij për motiveve të pronësisë.

Njoftimi i policisë: 

Mat/U konfliktua për motive pronësie dhe dhunoi vëllanë e tij,  kapet dhe vihet në pranga 55-vjeçarin.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mat, bënë arrestimin e shtetasin T.K., 55 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas për motive pronësie, është konfliktuar dhe ka dhunuar fizikisht vëllanë e tij, shtetasin R.K., 59 vjeç, banues në fshatin Bel, Mat.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Të fundit