Flash News

E-TJERA

Dita e gjashtë e protestës për vrasjen e Klodian Rashës, më pak pjesëmarrje, por e qetë dhe pa incidente

Dita e gjashtë e protestës për vrasjen e Klodian Rashës,

Vijon në ditën e saj të gjashtë protesta për vrasjen e Klodian Rashës nga një polic i ‘Shqiponjave’ në 8 dhjetor.

Ndryshe nga pesë ditët e shkuara, protesta e sotme ka qenë krejtësisht ndryshe. Që në nisje, pjesëmarrësit kanë qenë më të ulët, por ndryshme nga protestat e tjera nuk kishte adoleshentë dhe minorenë.

Mes tubuesve kishte grupmosha të ndryshme dhe shoqëria civile. Ata fillimisht janë mbledhur në grumbuj në sheshin ‘Skënderbej’ dhe më pas kanë marshuar paqësisht drejt kryeministrisë.

Kjo e fundit ka qenë e rrethuar nga një kordon policie, ndërsa skuadra të FNSH-së kanë qëndruar në gatishmëri në raste të tensionimit të situatës. Edhe në radhët e policisë, ra në sy numri më i ulët i pozicionimit të tyre në terren.

Dita e gjashtë e protestës për vrasjen e Klodian Rashës,

Pas qëndrimit për rreth 30 minuta dhe thirrjeve për drejtësi për Klodianin, protestuesit janë larguar sërish pa shënuar asnjë incident drejt sheshit ‘Skënderbej’, duke kaluar më parë pranë godinës së Ministrisë së Brendshme.

Gjatë këtij marshimi, për herë të parë që nga nisja e valës së protestave për 25-vjeçarin nuk u shënua asnjë incident dhe ndërhyrje nga ana e policisë.

Dita e gjashtë e protestës për vrasjen e Klodian Rashës,

Kujtojmë se disa orë para nisjes së protestës në orën 18.00  policia doli me një njoftim ku sqaronte se nuk do të lejonte asnjë grumbullim të qytetarëve në Tiranë apo në rrethe të tjera për shkak të masave në kuadër të pandemisë së COVID-19.

Të fundit