Flash News

E-TJERA

Djali 24-vjeçar i merr jetën nënës në Përmet

Djali 24-vjeçar i merr jetën nënës në Përmet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të shtunë në Përmet.

Policia bën me dije se në gjendje depresive, djali ka mbytur nënën.

Blutë janë vënë në ndjekje të autorit dhe kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e tij në ambientet e Komisariatit të Policisë Përmet, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme. 

Përmet/Informacion paraprak 

Më datë 03.06.2023, rreth orës 21:00, në lagjen “Partizani”, Përmet, dyshohet se në gjendje depresive, shtetasi A. M., 24 vjeç, ka mbytur nënën e tij, shtetasen Z. M., 65 vjeçe. 

Shërbimet e Policisë, menjëherë pas marrjes së njoftimit janë vënë në ndjekje të autorit dhe kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e tij në ambientet e Komisariatit të Policisë Përmet, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme. 

 

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të fundit