E-TJERA

FOTO/ Aksident me vdekje në Tiranë, ndërron jetë drejtuesi i motorrit

FOTO/ Aksident me vdekje në Tiranë, ndërron jetë drejtuesi i

Një aksident me pasojë vdekje është regjistruar këtë të martë te bulevardi “Migjeni” në Yzberisht, Tiranë, ku janë përfshirë dy makina dhe një motorr

Sipas burimeve zyrtare, në aksident janë përfshirë mjeti tip “Toyota” me drejtuese shtetasen E. M., 38 vjeçe me mjetin tip “Opel” me drejtues L. P., 40 vjeç, si dhe motorri me drejtues shtetasin F. A.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje drejtuesi i mjetit motorr Fatmir Avdillari, rreth 45 vjeç, i njohur ndryshe dhe si "Xubi i Yzberishtit". Ndërkohë që është dërguar në spital drejtuesja e mjetit E. M., dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

FOTO/ Aksident me vdekje në Tiranë, ndërron jetë drejtuesi i

Të fundit