All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

FSHF zbulon agjendën para debutimit në EURO 2024

All - Paragraf - 1

FSHF zbulon agjendën para debutimit në EURO 2024

Kombëtarja shqiptare, që vazhdon të jetë e grumbulluar ne Sportcenter Kaiserau të Kamenit, ka zhvilluar këtë të enjte një seancë stërvitore gjatë pasdites.

All - Paragraf - 3

Skuadra dhe stafi janë fokusuar te pjesa taktike dhe me ngarkesa fizike të reduktuara, teksa gjendja e grupit është në parametra optimale dhe nuk ka probleme fizike.

Kjo ishte edhe stërvitja e fundit e Kombëtares në Kaiserau para ndeshjes së parë të grupit në Euro 2024 ndaj Italisë, teksa nesër kuqezinjtë do të stërviten në stadiumin e Dortmundit, aty ku do të luhet edhe sfida me kampionët e Europës.

Në ora 17:45, trajneri Silvinjo dhe mbrojtësi Berat Gjimshiti do të jenë në konferencën zyrtare për median, që do të transmetohet edhe në faqen zyrtare të FSHF në Youtube, ndërsa në ora 18:30 do do të zhvillohet edhe seanca zyrtare stërvitore po në stadiumin e ndeshjes.

Të fundit