Flash News

E-TJERA

I nxehti pushton vendin! Parashikimi i motit për sot

I nxehti pushton vendin! Parashikimi i motit për sot

Vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, si rezultat i masave ajrore të nxehta, si shkak i ndikimit të Anticiklonit të Azoreve dhe rrymave ajrore të nxehta nga veriu i Afrikës.

Moti pritet të jetë i kthjellët e orë të plota me diell pa përjashtuar vranësirat të pakta deri mesatare nga orët e mesditës e pasdites vonë në relievet kodrinore – malore kryesisht në lindje e juglindje të territorit. Këto vranësira në relievet e larta malore (male) do të shoqërohen me reshje shiu (pika) dhe në mënyrë tepër të izoluar në formën e shtrëngatave.

Era do të fryjë me drejtim perëndim-veriperëndim me shpejtësi 2-7 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare (bezdisëse për pushuesit), lugina e male era fiton shpejtësi 10-13m/sek, shoqëruar me dallgëzim të forcës 1-3ballë.

Temperaturat parashikohen:

-Në relievet malore 14 deri në 35°C

Temperatura deri në 38°C! Vendi i ‘pushtuar’ nga masa ajrore të nxehta me origjinë afrikane

-Në zonat e ulta 17 deri në 39°C

-Në zonat bregdetare 19 deri në 37°C.

Të fundit