Flash News

E-TJERA

Ilir Binaj emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve

Ilir Binaj emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve

Këshilli i Ministrave ka miratuar emërimin e Ilir Binaj si Drejtor të Përgjithshëm të Tatimeve, sipas vendimit të miratuar në mbështetje të Kushtetutës dhe ligjit për procedurat tatimore në Shqipëri.

Emërimi vjen pas propozimit të Ministrit të Financave, ndërsa Ministria e Financave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve janë ngarkuar me zbatimin e këtij vendimi, i cili hyn në fuqi menjëherë. 

EMËRIMIN E DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË TATIMEVE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 17, të   ligjit nr.9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i MinistraveV E N D O S I:


1. Z. Ilir Binaj emërohet drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve.

2. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU

Të fundit