Flash News

E-TJERA

"Kec i Ramës dhe Bashës”, Shehi përplaset me sekretarin e PL: Kur e kisha zëdhënës, ishte më i sinqertë

"Kec i Ramës dhe Bashës”, Shehi përplaset me

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka sulmuar ashpër kreun e LZHK, Dashamir Shehin, teksa e ka quajtur një person që përfaqëson “klubet e natës”.

Ky sulm i Blushit ndaj Shehit, vjen pasi ky i fundit i ftuar në “A2CNN” sulmoi presidentin e PL duke thënë se Ilir Meta mori pjesë në protestën e opozitës për të mbrojtur veten dhe familjen nga prokurorët që i vijnë rreth.

Blushi sulmon Shehun duke thënë se ai është  një pseudo-opozitar, teksa shkruan se të gjithë e dinë betejën që ka bërë dhe bën Meta.

“Kjo figurë karagjoze e "fake opozitës", që dërgohet nga Edi Rama dhe Lul Basha nga një banak në tjetrin me premtimin për një qyl-mandat, ka marrë përsipër të "legjitimitojë" edhe institucionin e kapur prej fyti nga Edi Rama dhe Erion Veliaj, si SPAK-u i Dum-Dumanëve. Të gjithë kecat e Edi Ramës dhe Lul Bashës bashkë me Dashin e tyre që lufton veç për qyl-mandat dhe qyl-faqore duhet ta kenë të qartë se lufta pakompromis dhe patriotike e Ilir Metës me regjimin kriminal të Narkoshtetit dhe Ramaformës nuk ka kthim pas”, shkruan ai ndër të tjera.

Shehi u përgjigj deklarates së Blushit në News 24, duke thënë se njerëzit e dinë se kush është, ndërsa shtoi se kreu i PL, Ilir Meta “nuk i bën nder opozitës shqiptare” pasi linja e forcës së tij politike “është një zigzag për interesa të caktuara”.

“Unë mund të jem edhe ky që thonë këto, por nuk ma ha mendja se e beson njeri me dy gramë tru. Presidenti i Ramës ishte Ilir Meta, kryetar i parlamentit me Ramën kur erdhi ishte Meta. Meqë qenkam i Ramës i kisha bërë unë këto punë. Linja e LSI-së është një zigzag për interesa të caktuara dhe nuk besoj se Meta i bën një nder opozitës shqiptare.

Blushin e kam pasur edhe unë zëdhënës, ishte më i sinqertë atëherë. Nuk merrem unë as me Blush as me…Mua nuk më tremb fare kjo punë, më bën nder të madh. Shqiptarët e dinë kush është Dash Shehi, e ka bërë edhe Rama në mes të Parlamentit”, u shpreh ai.

Të fundit