Flash News

E-TJERA

"Kukullat e Ramës", Patozi - Bashës: Me krahë të lehta, luftë do të ketë

"Kukullat e Ramës", Patozi - Bashës: Me krahë të

Kryetari i Bindjes Demokratike Astrit Patozi ka reaguar lidhur me ballinën e gazetës Rilindja Demokratike ku mbi foton e tij dhe të kryetarëve të partive të tjera të vogla është vënë diçitura kukullat e Ramës.

Postimi i plotë:

ME KRAHË TË LEHTA, LUL!

1-PS është prej kohësh në fushatë për të mundur prapë Lulin, Berishën dhe Monikën, se Iliri u duhet ende President. Thonë se janë në kërkim të mandatit të tretë dhe timonit të dytë.

2-Edhe LSI nuk mbetet pas. Si shtëpi me dy porta që janë, i kanë në sulm me të gjithë arsenalin e vet, si Ilirin, ashtu dhe Monikën. Qëllimi është një dhe i vetëm, të largojnë Edi Ramën nga kryeministër.

3-Ndërsa Luli me trimat e vet e kanë nisur fuqishëm betejën për të rrëzuar Patozin, Topallin, Murrizin etj.

Me krahë të lehta, mor çuna! Luftë doni, luftë do të ketë! Secili e zgjedh me dëshirë dhe me aq mend sa ka objektivin e vet për 25 prillin.

"Kukullat e Ramës", Patozi - Bashës: Me krahë të

Të fundit