Flash News

E-TJERA

Makina përplas për vdekje 20-vjeçarin në Elbasan

Makina përplas për vdekje 20-vjeçarin në Elbasan

Një aksident me pasojë vdekjen e një të riu është shënuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit. Mësohet se një makinë ka përplasur një 20-vjeçar, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Aksidenti ka ndodhur në unazën e qytetit ku dhe po kryen punime për nën kalimin e varrezave. Pas aksidentit, shoferi është larguar menjëherë nga vendngjarja.

“Më datë 23.01.2023, rreth orës 21:25, në unazën e qytetit, një automjet ende i paidentifikuar, ka aksidentuar, këmbësorin shtetasin F. S., rreth 20 vjeç, dhe është larguar nga vendi i aksidentit.

Si pasojë shtetasi F. S., ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit”, njofton policia.

 

Të fundit