Flash News

E-TJERA

Protesta e opozitës, këto janë rrugët që do të nesër bllokohen në Tiranë

Protesta e opozitës, këto janë rrugët që do të

Policia e Tiranës ka njoftuar qytetarët se do të bllokohen disa segmente rrugore, për shkak të protestës së opozitës e cila pritet të zhvillohet nesër në orën 12.00 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” .

"Njoftojmë qytetarët se duke filluar nga ora 06:00 e datës 03.03.2023, nuk do të lejohet parkimi i automjeteve, në rrugët e poshtëshënuara:

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.

Gjithashtu, në këto rrugë, do të bllokohet qarkullimi i automjeteve, nga ora 10:00 e datës 03.03.2023 deri në përfundim të tubimit.

Policia kërkon mirëkuptimin e qytetarëve që të shmangin lëvizjen me automjete, në këto akse rrugore dhe të përdorin rrugë alternative, për të mos penguar lëvizjen e lirë të pjesëmarrësve në tubim", njofton policia. 

Të fundit