Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Nga Neda Balluku
Top të dua, edhe pse luftoj me veten që të rri sa më larg telekomandës dhe televizionit. Dikur mendoja se problemi im ishte me atë shqiptar, por kam kuptuar se është me televizionin në tërësi. Megjithatë, më duhet ta pranoj ndonëse nuk më pëlqen; ty të dua!
Nuk të dua sepse shumëkush do te supozonte se unë konsiderohem "produkt" i yti për shkak të "Vëllait të Madh". Të cilin më lër ta them, nuk e mbaj në mendje as si vendimin tim më të mirë dhe as si sukses. Ndonëse nga ana tjetër, pikërisht mua më ka dhënë më shumë se kujtdo tjetër që shkeli ndonjëherë atë shtëpi. Të dua sepse, pavarësisht gjithçkaje - ti je ikonë, je brand, je institucion për të gjithë shqiptarët. Kudo që janë! Në atë formë u ngjize nga 'Mjeshtri yt' dhe i tillë mbetesh dhe sot.
Unë nuk jam as eksperte televizioni, as lexuese e rregullt mbi teoritë e saj dhe as shikuese aktive dhe besnike. Por një gjë di ta them: Ti Top, kur dynjaja transmeton(te) turqizma dhe indianizma, ti përgjigjesh(e) me 'Lost', me 'Breaking Bad'. Ti Top, kur dynjaja transmeton(te) sulme apo propaganda nen petkun e lajmit, ti përgjigjesh(e) me analizë dhe mjeshtërinë e trajtimit të lajmit në nivele jashtë standardit tipik shqiptar. Unë kam punuar nja ca vite përkrah me gazetarët e tu. Mbaji fort! Fort! Ti Top, kur dynjaja ngrinte produksione për argëtime por ne fund mbeteshin vetëm armata PR-i dhe promovimi figurash te momentit, ti përgjigjesh(e) me prodhime reale artistesh dhe talentesh. A nuk kane dalë, figura shumë të mira dhe shumë të suksesshme arti nga ti Top? Kur dynjaja mendonte se transmetonte imazhe, skena, ngjyra, pamje, përgjigjeshe ti top me thjesht magji. Nuk di të kem parë skenografira më të magjishme dhe ftuese se tek ekrani yt.
Ty Top, të kujtoj para shumë vitesh si fëmijë i atëhershëm, në disa skena të tmerrshme lufte dhe rezistence edhe fizike kundër një sistemi që tentonte nga mëngjesi në darkë të të lironte ekzistencën, dhe ti fitove. Ti ende fiton! Ty Top, të dua. Po çfarë po bën?!
Këto ditë, kam pare ca skena që qarkullojnë online. Një emision gatimi. Me një host që mesa kuptoj dhe me thonë e lexoj, tenton të jetë origjinal. Me demek të mësojë konkurrentët e tij, të dalin fitimtarë nga një dimension pune që mesa duket qenka i egër dhe i vështirë. Që të vë në presione të vazhdueshme. Të lodh nga mendja. Dhe të kalit rezistencën. A nuk janë të tilla të gjitha profesionet? A nuk është çdo punë e lodhshme dhe sfilitëse?! Por në asnjë vend pune nuk të shkulet përparësja në atë formë. Dhe nuk ulen e ngrihen as punonjësit, as konkurrentët; "qorre", "e paaftë" dhe me pas të dyja bashke, "qorre e paaftë!" E kuptoj se asgjë nuk është personale dhe gjithçka është spektakël. Fundja e tillë jemi në tërësi, shoqëri spektakli do thonte Guy Debord. Dhe e kuptoj edhe qe Gordon Ramsey i punon të qindtën konkurrentëve të tij. Por give me a break Top!
Give me a break jo sepse Renato nuk është apo nuk mund të jetë Gordon Ramsey. I tillë u beftë, ja uroj! Por ti ke një përgjegjësi të posaçme në këtë vend, ndryshe nga televizionet e tjera nëpër botë. Jo sepse je Topi dhe je më i miri në planet, por sepse shikuesit e tu, kanë një karakteristikë të veçantë ndryshe nga shikuesit e dynjasë jashtë kufijve; janë shqiptarë!
Shqiptarët, kanë që në vitin 1991, që kanë nisur një udhëtim nisur nga nevoja e tmerrshme që kanë brenda tyre, për të gjetur diçka në të cilën të besojnë. Dhe nëse e gjejnë, puna nuk mbaron aty. Akoma dhe më e tmerrshme është nevoja e tyre për të qëndruar fort dhe palëkundur tek ajo që besojnë. Prandaj ti Top, ke një përgjegjësi të posaçme, sepse prej dekadash je diçka në të cilën shqiptarët besojnë. Dhe duhet me patjetër, të vazhdosh mision që e ke edhe si amanet, të vazhdosh t'u japësh mure të fortë që të mbështeten për të mos u lëkundur tek ajo që besojnë.
E di fare mirë që tingëllon utopike apo irrealiste gjithçka them. Dhe e di që mund të dal në këto rreshta edhe si dikush që nuk merr vesh fare nga mekanizmat e televizionit. Që gjithçka vërtitet rreth shikueshmërisë. Biznesit. Reklamës. Share. Etj. Etj. Por ti je ky që je, sepse ke ditur gjatë rritjes tënde të bësh atë që duhet, ndonëse nuk ishte ajo që të interesonte. Ke ditur t'u hapësh sytë shqiptarëve edhe në momentet që askush nuk kuptonte në radhë të parë që mes tyre mbizotëronte terri dhe heshtja. Ke ditur të mësosh dhe transmetosh rezistencën. Lirinë. Kulturën. Artin. Ke ditur të edukosh. Prandaj të them dhe sot what the fuck, sepse gjallë në bote nuk mund të lejosh që të zhvishet një përparëse aq dhunshëm nga trupi i një njeriu. Sepse pak rëndësi ka që është vajzë, motër apo nënë. Dhuna është e papranueshme në çdo formë ndaj kujtdo.
Ka dy drejtime të rëndësishme besoj unë tek të cilat të çon kjo rrugë. E para, fiton me siguri vëmendje. Klikime. Flitet, shkruhet, shikohet. Ama, humb veten. Dobësohet imazhi i merituar i televizionit kombëtar që bëri revolucionin, që bashkoi shqiptarët, që rriti brezat. Dhe e dyta, e vërtetë që ai emision nuk do të jetë temë dite, por ti absolutisht do të mbetesh ti dhe vetëm ti. Në tërësi. Ai qe na mëson pa diskutim si është të jesh thjesht the TOP.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38