Flash News

E-TJERA

Përplasjet me Greqinë, Turqia dërgon 87 anije e helikopterë lufte për stërvitje në Egje dhe Mesdhe

Përplasjet me Greqinë, Turqia dërgon 87 anije e helikopterë

Përplasjet midis Turqisë dhe Greqisë duket se nuk do kenë një fund. Sipas mediave greke, Turqia ka marrë vendimin për të zhvilluar një stërvitje të quajtur “Atdheu i Kaltër” nga 25 shkurti deri më 7 mars në Egje dhe Mesdhe.

87 anije të Marinës Turke dhe Rojës Bregdetare, 27 aeroplanë, 12 helikopterë, F-16, F-4, si dhe forca amfibi do të nisen për në Egje dhe Mesdhe. Në mediat greke bëhet me dije se ka nisur eksplorimi në Çesme, një zonë në afërsi të Izmirit dhe në brigjet e Egjeut.

Palët u ulën për bisedime në 25 Janar për për përcaktimin e vijës detare dhe të drejtat në kufijtë detarë, bisedime të mbajtura pas disa vitesh shkëputjeje.

Të fundit