Flash News

E-TJERA

Peticion për rikthimin e orëve 45 minutëshe, prindërit në Tiranë dalin kundër MAS dhe MSH

Peticion për rikthimin e orëve 45 minutëshe, prindërit

Vendimi i qeverisë për të zhvilluar mësimin me turne në disa shkolla të vendit për shkak të pandemisë, ka shqetësuar prindërit të cilët e shohin të pamjaftueshëm.

Së fundmi, komuniteti i prindërve të shkollave të arsimit parauniversitar në qarkun e Tiranës, janë organizuar në një nismë të përbashkët për të kundërshtuar vendimin e ministrisë së Arsimit dhe të Shëndetësisë.

Prindërit kanë nisur firmosjen e një peticioni  pranë ambienteve të shkollave në Tiranë, për t’i kërkuar organeve të sigurojnë mjetet e mjaftueshme dhe të nevojshme për të zhvilluar mësimin 45 minutëshe me orë të plota. Organet kanë 5 ditë kohë për t’i kthyer një përgjigje shqetësimit të ngritur.

Peticioni i është adresuar ministres së Arsimit Evis Kushi dhe ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, teksa në dijeni të peticionin prindërit kanë vendosur edhe presidentin Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama dhe Avokatit të Popullit Erinda Ballanca.

PETICIONI I NËNSHKRUAR NGA PRINDËRIT

Peticion për rikthimin e orëve 45 minutëshe, prindërit

Peticion për rikthimin e orëve 45 minutëshe, prindërit

Peticion për rikthimin e orëve 45 minutëshe, prindërit

 

Të fundit