Flash News
Dhunoi për vdekje Egli Progën, Apeli lë në burg Denis Meçen
Policia apel qytetarëve: Kujdes nga aplikacioni “PLINKO”, skemë mashtrimi
Qeveria bën gati kompleksin e kullave për administratën
SPAK nis hetimet ndaj oficeres së policisë, mori 1 mijë euro ryshfet për të pushuar një çështje penale
Hetimi i SPAK për identifikimin biometrik, Celibashi: Kam zero shqetësim
Plaçkitja në banesë, flet gjyqtarja: Nuk kam kamera në shtëpi
Shtëpia e gjyqtares nga Durrësi, Shpëtime Pitaku është plaçkitur nga persona ende të paidentifikuar.
Në një komunikim për News24, gjyqtarja Pitaku tha se vjedhja ka ndodhur të dielën, kur nuk kanë qenë në shtëpi, por në punë.
Ajo ka thënë se nuk kamë kamera në shtëpi.
“Vjedhësit kanë hyrë të dielën. Nuk kam kamera në shtëpi. As më ka shkuar në mendje të vë kamera se një shtëpi normale kam”, është shprehur gjyqtarja.
Pasi është konstatuar plaçkitja, ka qenë bashkëshorti i saj që ka bërë denoncimin në polici. Grupi hetimor ka kryer veprimet në shtëpi dhe ka kërkuar për gjurmë gishtash.
Si banesa, ashtu dhe zona përreth nuk ka pasur kamera të instaluara.
Mësohet se dera e banesës nuk ishte e dëmtuar, çka tregon se kanë gjetur forma për ta hapur dhe hyrë brenda për të marrë paratë dhe bizhuteritë.