Flash News

E-TJERA

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi
Foto ilustruese

Mirëmëngjes!

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

■ Në vendin tonë kanë ardhur në total 396,560 doza anti-Covid, nga të cilat janë kryer 267,541 vaksina. Numri i mjekëve, të moshuarve, mësuesve dhe policëve që janë vaksinuar.

■ Nis muaji i shenjtë i Ramazanit, i cili për të dytin vit radhazi kushtëzohet nga pandemia Covid-19. Mesazhet e politikanëve për besimtarët.

■ Përdorimi i të dhënave të qytetarëve për qëllime elektorale, komisioneri: Kemi nisur hetim. Ai tha se janë depozituar vetëm dy ankesa nga qytetarët në kuadër të fushatës zgjedhore.

Miratohet marrëveshja me rusët për blerjen e vaksinës “Sputnik V”.

■ Yuri Kim për Tom Doshin: S'do të thotë se është njeri i mirë, nëse të paguan faturën e spitalit apo vjen në dasmën e vajzës tuaj / Apel shqiptarëve: Mos e shisni votën, vleni më shumë se një iPhone i përdorur.

■ Nga investigimi i ‘The Guardian’ te skandali me të dhënat e e-Albania, si po tenton PS të manipulojë votuesit pak ditë para zgjedhjeve.

■ Takimi i Ramës me ministrin turk, mediat greke: Rivendosën trashëgiminë osmane në Gjirokastër.

■ Ilirjan Celibashi sqaron se ç’do të ndodhë me votat e kandidatëve të subjekteve që nuk fitojnë mandate?

■ Bizneset dhe studiuesit skeptikë për premtimet e fushatës: Një pjesë e tyre janë të dëmshme

 

Të fundit