Flash News

E-TJERA

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

Sekuestrohen në Portin e Durrësit 300 kg kokainë, në pranga shoferi i kamionit

E lidhur: E paketuar me ‘Dior’ dhe ‘Kenzo’, si u zbuluan 300 kg kokainë në kamionin e ngarkuar me hekur

Përplasja Rama-Meta për mosdekretimin e Cakajt, zbardhet vendimi i Gjykatës Kushtetuese

Philip T. Reeker pritet të vizitojë Tiranën në 30 qershor, takime me Ramën dhe zyrtarë të tjerë

Bashkia fiton gjyqin për shembjen e pallateve në Kombinat? Reagojnë avokatët e banorëve: Lajm i rremë

Gjermania heq kufizimet për Shqipërinë. Duke nisur nga e dielashtetasit nga Shqipëria dhe një sërë vendesh të tjera, do të lejohen të hyjnë në Gjermani.

E lidhur: Greqia hap kufijtë për shqiptarët, në cilën datë nisin udhëtimet.

ISP për Reformën në Drejtësi: Për jetësimin e saj duhen disa elementë. Sipas ISP-së, duhet fizibilitet mbi kapacitetet dhe burimet, vizion afatgjatë dhe qasje strategjike.

Elizabeta Imeraj ka dhënë dorëheqjen si prokurore pranë SPAK-ut. Ajo e ka dorëzuar kërkesën në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Urdhri i Biden për Ballkanin Perëndimor, Yuri KimKorrupsioni, kërcënim për gjithë botën. Trafikantët të vendosen pas hekurave

Publikohen rezultatet e provimit të Gjuhës së Huaj për maturantët, linku ku mund të shikoni notat

"Flet vetë"/ Tjetër mesazh i Berishës për rikthimin në krye të PD, poston foto duke udhëhequr protestën

GJKKO dënon me 1 vit burg ish-kryebashkiaken Zamira Rami, i konvertohet në punë për interes publik

 

Të fundit