Flash News

E-TJERA

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

■ ‘Furtunë’ në Policinë e Shtetit, emrat e drejtuesve të rinj në qarqe

■ Gjykata Kushtetuese rrëzon Qeverinë: Policia s´mund të përgjojë pa lejen e Prokurorisë

■ Lufta ndaj korrupsionit, Soreca: Duhet të dënohen figura të nivelit të lartë, të sekuestrohen edhe pasuritë

■ Abuzimet me fondet publike, paralajmëron kreu i SPAK, Arben Kraja: Së shpejti do i bëjmë publike, të përfshirë edhe politikanë 

■ Merkel: Gjermania do japë 3 mln vaksina për Ballkanin Perëndimor/ Von der Leyen: BE të përshpejtojë procesin e zgjerimit

E lidhur: Rama para Merkel e Von der Leyen: BE po vret shpresën, të mos shndërrohemi në viktima të vetos së vendeve të saj; Varhelyi: Plani i BE, 30 mld € për Ballkanin Perëndimor 

■ Rezultoi i përfshirë në rrjetin e trafikut të drogës, KLP pezullon nga detyra prokurorin e Vlorës Maksim Sota

E lidhur: U arrestua për korrupsion/ KLP pezullon nga detyra edhe prokurorin e Kukësit, kush e zëvëndëson

■ Krim në familje, burri vret gruan me thikë në Krujë, më pas tenton vetëvrasjen

■ Meta pritet nga homologu hungarez: Mirënjohje për mbështetjen në integrimin e Shqipërisë në BE

■ Busti i Gjergj Kastrioti Skënderbeu vendoset në parkun qendror të Budapestit

Të fundit