Flash News

E-TJERA

Priten reshje shiu, parashikimi i motit për ditën e sotme

Priten reshje shiu, parashikimi i motit për ditën e sotme
Foto ilustruese

Moti me kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme do të mbizotërojë në të gjithë vendin, deri pas mesditës kur vranësirat bëhen më të dendura. Gjithashtu priten edhe reshje të izoluara në lindje të territorit.

Sipas MeteoAlb, temperaturat vijojnë me rënie prej 1-2 gradë në mëngjes dhe mesditë, duke ulur vlerat minimale dhe maksimale në rang territori nga 7°C në 24°C.

Era do vijojë të fryjë e lehtë në tokë por mesatare në bregdet ndërsa disi më e fortë paraqitet era në hapësirat detare të Jonit ku pritet shpejtësia prej 45 km/h nga drejtimi veriperëndimor gjatë gjithë ditës duke ruajtur në brigjet detare dallgëzimin 3–4 ballë.

Të fundit