Flash News
Tërmet në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra
Aksident në autostradën Levan-Tepelenë, dy persona të plagosur
Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, makina përfundon poshtë kamionit
Inceneratori i Tiranës, GJKKO pranon kërkesën e Bllakos për gjykim të shkurtuar
Shpallen datat e provimeve të Maturës Shtetërore 2025
Renditja për shefat e rinj të 48 komisariateve, skualifikohen 16 aplikantë, 23 tërhiqen nga gara
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë ka publikuar sot rezultatet paraprake të kandidatëve për pozitat e shefave të komisariateve në Drejtoritë Vendore të Policisë, duke i renditur sipas pikëve të grumbulluara.
Në garë morën pjesë gjithsej 290 kandidatë, por pas verifikimit të dokumentacionit, 16 prej tyre u skualifikuan, ndërsa 23 të tjerë u tërhoqën gjatë fazës së intervistimit. Në listën përfundimtare, 251 kandidatë janë vlerësuar me pikë, ndërsa vetëm 102 prej tyre kanë grumbulluar më shumë se 70 pikë.
Vendin e parë në renditje e ka fituar kryekomisari Ilirjan Demaj me 82 pikë, ndërsa më pak pikë ka grumbulluar nënkomisari Sefer Lukaj me 42 pikë.
Për sa i përket pjesëmarrjes së grave në këtë garë, nga nëntë konkurrente, kryekomisarja Vera Vasia dhe komisarja Alda Prela kanë arritur të marrin 70 pikë secila, duke u renditur ndër më të mirat në këtë proces.
Policia e Shtetit njofton se ky është vetëm vlerësimi paraprak, ndërsa fazat e mëtejshme të procesit do të vijojnë deri në përzgjedhjen përfundimtare.