Flash News

E-TJERA

Shkarkohet drejtori i Përgjithshëm i Parandalimit dhe Pastrimit të Parave, Elvis Koçi, kush e zëvendëson

 Shkarkohet drejtori i Përgjithshëm i Parandalimit dhe Pastrimit

Shkarkohet drejtori i Përgjithshëm i Parandalimit dhe Pastrimit të Parave, Elvis Koçi. Në vend të tij Këshilli i Ministrave ka emëruar, Iris Agon.

Kjo e fundit ka mbajtur pozicionin e Këshilltarit të Ministrit të Financave dhe Ekonomisë që prej muajit Dhjetor 2021. Më herët ka mbajtur pozicionin e Drejtor në Drejtorinë e Tatimpaguesve të Mëdhenj ( Gusht 2020- Nëntor 2021); ka drejtuar Drejtorinë e Kontrollit Tatimor, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve (Shkurt 2017- Korrik 2020).

V E N D I M
PËR

LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË PARANDALIMIT TË PASTRIMIT TË PARAVE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 21, të ligjit nr.9917, datë 19.5.2008, “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Z. Elvis Koçi, drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave, lirohet nga kjo detyrë.

Znj. Iris Ago emërohet drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ARBEN AHMETAJ

 

Të fundit