Flash News

E-TJERA

'Ngecin' ndërtimet në Tiranë, ulet numri i lejeve të ndërtimit në 3 muajt e fundit

'Ngecin' ndërtimet në Tiranë, ulet numri i lejeve

Tirana është qyteti i cili mban rekord për lejet e ndërtimit. Kryeqyteti po kthehet çdo ditë e më shumë në një kantier ndërtimi ku sheh në çdo cep thuajse nga një ndërtesë të re në punim.

Bazuar në shifrat e INSTAT, sipërfaqja e lejeve të ndërtimit që është dhënë për 9-mujorin e vitit 2022 nga Bashkia e Tiranës, arrin në 1.46 milionë metra katror. Krahasuar me të njëtën periudhë të vitit 2021, sipërfaqja e dhënë për ndërtim është rritur me 16.7%.

Sipërfaqja më e lartë e ndërtimit është dhënë në 3 mujorin e parë të vitit me 800 mijë metra katror.

Në tremujorin e dytë ky tregues ishte 390 mijë metra katror, pothuajse në të njëjtat nivele në raport me prill-qershor 2021.

Për tremujorin e tretë shifra ka zbritur në 271 mijë metra katror dhe numëron 86 leje ndërtimi duke shënuar një rënie me 37% nëse e krahasojmë me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas INSTAT, në tremujorin e tretë 2022 janë miratuar gjithsej 269 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, nga 442 leje të miratuara në tremujorin e tretë 2021, duke shënuar një rënie prej 39,1%.

Të fundit