Flash News

E-TJERA

U kap me armë, arrestohet 42-vjeçari në Tiranë

U kap me armë, arrestohet 42-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar një 42-vjeçar për armëmbajtje pa leje, pas një operacioni të koduar "Gun", i zhvilluar për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje.

Në kuadër të këtij operacioni, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit R. H., 42 vjeç, në rrugën "Princ Vidi", pas informacioneve të siguruara operativisht.

Gjatë kontrollit, policia gjeti dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik, një pistoletë me mulli dhe municion luftarak.

Arrestimi i R. H. është bërë në flagrancë, dhe materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme. Operacioni vijon në kuadër të përpjekjeve për të parandaluar dhe goditur krimin e armëmbajtjes pa leje.

Të fundit