Flash News

E-TJERA

U vra në qendër të Sukthit, e shkuara e ‘errët’ e Arben Mërkurit

U vra në qendër të Sukthit, e shkuara e ‘errët’

Arben Mërkuri 48 vjeç u qëllua mbrëmjen e sotme me breshëri automatiku në qendër të Sukthit e për pasojë humbi jetën në spital.

Autorët ende janë të paidentifikuar, ndërsa viktima nuk ishte emër i panjohur për policinë.

Mërkuri njihej si person me precendet të mëparshëm penalë, pasi në vitin 2016-të u arrestua bashkë me dy persona të tjerë Landi Muharremi dhe Skënder Krahjan si autorët që dhunuan biznesmenin amerikano-libanez Faadi Mitri pas konfliktit për shkak të investimit që po kryente në zonën e Gjirit të Lalzit. 

U vra në qendër të Sukthit, e shkuara e ‘errët’

Autorët, pasi kanë goditur automjetin “Mitsubishi”, ku udhëtonte Mitri, e kanë nxjerrë me forcë nga makina dhe kanë nisur ta qëllojnë me shkop bejzbolli atë dhe shoferin e tij, duke i shkaktuar lëndime në kokë dhe në trup.

Njoftimi i policisë mbi ngjarjen e sotme 

Në qendër të Sukthit, një shtetas ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri automatik, në drejtim të dyqanit të shtetasit A. M.(I.), 48 vjeç.

Për pasojë shtetasi A. M.(I.) u plagos në gjendje të rëndë dhe si pasojë e plagëve të marra ndërroi jetë në spital.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj, për te bërë të mundur kapjen e autorit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për fiksimin e çdo prove të vlefshme që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

Të fundit