Flash News
Familja me 5 anëtarë bllokohet në malin e Tomorit nga moti i keq, ndërhyn policia
Bora bllokon rrugën e Arbrit, situatë problematike edhe në Qafën e Ulzës
Moti i keq bllokon rrugët në Shqipëri, policia: Ja akset problematike
I kërkuar për ekstradim në Itali, arrestohet kreu i klanit "Farruku"
Shpërthim me tritol në një hotel në Theth
Një 59-vjeçar dhe djali i tij janë arrestuar në Levan pasi akuzohen se kanë vjedhur 5 bagëti. Policia bëri të ditur se janë sekuestruar 5 krerë bagëti, furgoni me të cilin u transportuan ato, dhe 6 targa automjetesh, që ndodheshin në banesën e të arrestuarve, pas vjedhjes së bagëtive nga një fermë.
Si pasojë e veprimeve hetimore dhe policore të ndërmarra menjëherë pas kallëzimit të një shtetasi, që raportoi vjedhjen e bagëtive, Komisariati i Policisë Fier, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme "Shqiponja" dhe Komisariatin e Policisë Krujë, kanë zbardhur ngjarjen dhe kanë identifikuar autorët e dyshuar të saj. Ata janë shtetasit F. K., 59 vjeç dhe J. K., 30 vjeç, babë e bir, banues në fshatin Dukagjin i Ri.
Gjithashtu, një tjetër i dyshuar, djali tjetër i F. K., shtetasi E. K., 19 vjeç, është shpallur në kërkim për vjedhjen dhe policia po punon për kapjen e tij. Punohet gjithashtu për zbardhjen e mundshme të vjedhjeve të tjera që këta shtetas mund të kenë kryer.