Flash News

KRYESORE

Edhe Youtube ka gati aplikacionin rival të TikTok

Youtube do të testojë një version beta në Indi për të rivalizuar aplikacionin popullor të videove TikTok.

Platforma e re e quajtur YouTube Shorts, do të kufizojë videot në 15 sekonda dhe do të shfaqë krijime që janë të ngjashme me ato të TikTok në pronësi të Kinës. Menjëherë pas ndalimit të TikTok në Indi, një numër i madh konkurrentësh lokalë kanë nxituar të plotësojnë boshllëkun e aplikacionit dhe YouTube gjithashtu do të jetë në këtë listë.

Chris Jaffe i Youtube, në një postim në blog, tha që “Shorts” ose “video të shkurtra” është “për krijuesit dhe artistët që duan të xhirojnë video të shkurtra dhe tërheqëse duke përdorur asgjë tjetër përveç celularëve të tyre”.

Të fundit